TURQI – Çeçeni Akhmed Chatayev është truri i sulmeve të përgjakshme, pak ditë më parë në aeroportin ‘Ataturk’ në Stamboll. Mediat shkruajnë se Akhmed Chatayev u arrestua në vitin 2011 në Bullgari, por ekstradimi i tij në Rusi u bllokua, pasi ai gëzonte statusin e refugjatit në Austri, vend me të cilin Bullgaria ka një marrëveshje për pranimin e refugjatëve.

Ndërkohë hetuesit në Turqi kanë identifikuar 2 nga 3 kamikazët që hodhën veten në erë në aeroportin ‘Ataturk’. Bëhet fjalë për Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov, të dy me pasaportë ruse.

Sipas hetuesve, terroristët kishin planifikuar të grumbullonin pasagjerët në një vend, dhe më pas të shpërthenin eksplozivin që kishin në trup, për të shkaktuar sa më shumë viktima.

44 persona humbën jetën dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën në aeroportin “Ataturk”, si pasojë e sulmit të terroristëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: