“Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe  nuk do të ndalet, por do të sulmojë vendet e tjera”, ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Alexei Reznikov.

Gjatë një vizitë zyrtare të zhvilluar në Londër, ndërsa është takuar edhe me homologun e tij britanik Ben Wallace, ai tha se që nga fillimi i pushtimi janë vrarë 150 fëmijë, dhe më shumë se 400 shkolla e kopshte dhe më shumë se 110 spitale janë shkatërruar.

“Kjo është arsyeja përse ne duhet ta ndalojmë Kremlinin, sepse nëse nuk e bëjmë do të sulmojë vendet e tjera”, tha ndër të tjera Reznikov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: