Nikoll Lesi, në një intervistë dhënë së fundmi në Top News, ka treguar episodin e djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë”.

Ai u shpreh se akti ishte një terrorizëm shtetëror, e faktuar edhe më vonë nga prokurori i kohës, Shkëlqim Hajdari.

“Rasti i djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë” më 2 mars 1997, ishte terrorizëm shtetëror, sepse është vërtetuar edhe më vonë nga prokurori i kohës, Shkëlqim Hajdari, që ishte policia e shtetit, Garda e shtetit dhe shërbimi sekret.

“Ishte shërbimi sekret, ose SHISH-i i kohës që hynë në redaksinë tonë, dhe rrahën e masakruan gazetarin Zamir Dule, i cili që në atë kohë është në pension të përjetshëm, sepse është goditur dhe sakatuar, është jashtë realitetit për arsye të dhunës shtetërore. Ky ishte akti i parë ndaj medias “Koha Jonë”, që ishte terrorizëm shtetëror”, u shpreh Lesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: