Sipas raportit të “Global Terrorism Index”, terroristët kanë vrarë në vitin 2014, 32.658 persona, rreth 80% më shumë në krahasim me vitin 2013. Terroristët e Boko Haram kanë vrarë 51% të totalit të viktimave. Tetë në dhjetë të vdekur janë regjistruar në Afganistan, Irak, Nigeri, Pakistan dhe Siri.

Rreth 500 viktima janë regjistruar në vende të tjera si: Somali, Ukraine, Jemen, Afrikën Qendrore, Jugu i Sudanit dhe Kameruni.

Numri më i madh i viktimave numërohet në Irak, plot 3.370 sulme terroriste që kanë shkaktuar 9.929 i viktima.

Boko Haram konsiderohet si grupi terrorist më i pamëshirshëm në vitin 2014, duke shkaktuar 6.644 viktima në Nigeri, Kamerun dhe Çad.

Ndërkohë ISIS ka shkaktuar 6.073 viktima në Egjipt, Irak, Liban, Siri dhe Turqi. Talebanët kanë vrarë 3477 persona në Afganistan dhe Pakistan, ndërsa grupi Al-Shabaab ka shkaktuar 1.021 të vdekur në Etiopi, Kenia dhe Somali.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb