NGA RICHARD HAASS

Koha fluturon. Fatkeqësisht, kështu bëjnë edhe terroristët. Kjo e diel shënon 15 vjetorin e 11 shtatorit 2001, ditës kur 19 të rinj të armatosur me hapëse kutish, morën kontrollin e katër avionëve civilë të mbushur me njerëz, duke i përplasur ata në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërsa një avion të tretë, mbi Pentagon. Një avion i katërt nuk mbërriti kurrë në destinacion, sepse pasagjerët e alarmuar vendosën të veprojnë, duke i vënë përfund terroristët dhe duke e rrëzuar avionin në një fushë të hapur në Pensilvani.

11 shtatori ishte unik, në kuptimin e madhësisë së tij; në të tjera drejtime, nuk ishte aspak unik. Terrorizmi është bërë i zakonshëm. Gjatë dekadës së fundit, ka patur mesatarisht më shumë se 10 000 sulme terroriste në vit, që kanë shkaktuar mesatarisht më shumë se 15 mijë të vdekur në vit. Shumica e këtyre kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, që është edhe burimi më i madh, edhe vendndodhja më e zakonshme e sulmeve terroriste.

Relativisht pak prej këtij terrorizmi ka përfshirë amerikanët. Gjatë po kësaj dekade, ka patur më pak se 15 sulme terroriste në vit në Shtetet e Bashkuara. Mesatarisht pesë amerikanë në vit kanë vdekur në tokë amerikane, dhe afro 20 në vit kanë vdekur jashtë Amerikës.
Pjesërisht për këtë arsye, kohët e fundit presidenti Joe Biden bëri thirrje për të mos humbur perspektivën. “Terrorizmi mund të shkaktojë probleme reale. Mund të dëmtojë besimin. Mund të vrasë një numër të madh njerëzish. Por terrorizmi nuk është një rrezik ekzistencial”.

Bideni vazhdoi duke renditur disa kërcënime që i gjykonte si ekzistenciale, përfshirë Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut, Pakistanin, dhe rrezikun e “armëve bërthamore, që në një mënyrë apo një tjetër bien në dorë të terroristëve”.
Siç ndodh shpesh me zëvendëspresidentin, ato fjalë që ai tha bënë që shumëkush të ngrejë vetullat, ndoshta sepse u duk që po përpiqej të zvogëlonte rrezikun prej terrorizmit. Sigurisht, nuk ishte në një linjë me mendimin e shumë amerikanëve, të cilët në një sondazh mbarëkombëtar të kryer në gusht, e renditën terrorizmin të dytin, vetëm pas ekonomisë, dhe përpara kujdesit shëndetësor, kur u pyetën se cilat çështje kishin më tepër rëndësi për ta.
Megjithatë, statistikat mbështesin Bidenin, të paktën deri më sot. Ajo që mbështet pozicionin e tij, është fakti se SHBA ka shumë prej mjeteve që nevojiten, për të kuࠬzuar impaktin e terrorizmit tradicional, duke përfshirë aftësinë për të sulmuar terroristët me një sërë armësh, që nga dronët, deri tek forcat e operacioneve speciale, ndarja e informacioneve të zbulimit me qëllim që sulmet të ketë më pak të ngjarë të ndodhin, shkurajimi apo parandalimi i individëve
që t’i bashkohen organizatave të njohura, ndërprerja e burimeve ࠬnanciare, goditja e shënjestrave potenciale, dhe ndërtimi i kapaciteteve të brendshme të sigurisë të vendeve mike, si dhe atyre tonave – diçka që, mes të tjerave, kërkon një shkallë të lartë bashkëpunimi dhe ndarjeje informacioni mes organizatave dhe agjencive brenda dhe ndërmjet qeverive.

Por, situata mund të ndryshojë me shpejtësi, në njërën prej dy mënyrave. Mënyra e parë u sugjerua prej vetë Bidenit – pra, nse terroristët do të arrinin të shtinin në dorë një armë bërthamore, apo një sasi domethënëse materiali bërthamor që, nëse bashkohet me eksplozivët tradicionalë, mund të krijojë një “bombë të pistë”, e cila mund të shkaktojë panik masiv dhe mund ta bëjë krejt të pabanueshme një zonë të caktuar. Ky lloj terrorizmi ka qenë prej dekadash, makthi i shumë mendimtarëve strategjikë Skenari i dytë është shumë i ndryshëm. Në vend se të jetë terrorizëm i madh, ai mund të përshkruhet si i përditshëm. Do të ishte terrorizmi i veprimeve hakmarrëse, që mund të kryhen nga individë apo grupe të vogla, dhe që mund të ndodhë kudo dhe kurdoherë. Çdo supermerkatë, çdo kinema, çdo qoshe rruge apo metro mund të bëhet një vend potencial për akte terroriste. Armët mund të variojnë nga ato të zjarrit tek thikat, nga makinat deri tek
kamionët, siç ndodhi kohët e fundit në Nisë. Rreziku në këtë rast nuk do të ishte ndaj ekzistencës sonë ࠬzike, por ndaj mënyrës tonë të jetesës. Edhe ky mund të konsiderohet rrezik ekzistencial.

Çrrënjosja apo parandalimi i të gjithë terrorizmit është gjë e pamundur, duke qenë se përherë do të ketë individë që kanë motivimin dhe mjetet për ta realizuar. por, mund të kuࠬzohet ajo që terroristët mund të arrijnë. Ky është një argument për të bërë gjithçka që mund të bëhet, për të reduktuar shanset dhe mundësitë për terrorizmin ekzistencial.

Natyrisht, është më e kollajtë të thuhet se sa të bëhet. Frenimi i terroristit në shkallë të madhe kërkon bashkëpunim të ngushtë me qeveri të tjera që zotërojnë armë dhe materiale bërthamore. problemet më të mëdhenj mund të jenë Pakistani, që udhëhiqet nga një qeveri e dobët, dhe ku ndodhen shumë prej terroristëve më të rrezikshëm të botës, por që në të njëjtën kohë, ndodh që të ketë edhe arsenalin bërthamor me rritje më të shpejtë, ashtu sikurse edhe
Korea e Veriut dhe Irani. Në rastin e Pakistanit, ky rrezik kërkon që t’i vendoset një tavan për shtimin e mëtejshëm të bërthamoreve, të ndihmohet qeveria për të ruajtur kontrollin mbi ato armë që ka, dhe të përgatiten plane ushtarake për atë që duhet bërë, në rast se humbet kontrolli mbi armët bërthamore.

Për Korenë e Veriut, regjimi duhet detyruar të kuptojë kostot shumë të mëdha që do të mblidheshin, në rast se do të transferonte materiale apo armë bërthamore tek një tjetër entitet. Për Iranin, objektivi duhet që të parandalohet ndërtimi prej tij i armëve bërthamore. Parandalimi i terrorizmit në shkallë të madhe, kërkon gjithashtu të vihet më shumë theksi tek sigurimi i materialeve bërthamore këtu në shtëpi, duke përfshirë ato që përdoren gjerësisht në spitale.

Terrorizmi i përditshmërisë, për nga natyra, është më i vështirë të luftohet. Shpesh herë terroristët janë të rritur brenda vendit, janë më shumë të frymëzuar se sa të drejtuar – që do të thotë se ka një kufi mbi pikasjen dhe parandalimin nga ana e shërbimeve të fshehtë. Këtu mund të ndihmojë integrimi i thellë social i popullsive pakicë, si arabët dhe myslimanët e Amerikës, dhe ndërtimi i lidhjeve të forta me liderët e komunitetit, me qëllim që ata të
ndërhyjnë në jetët e të rinjve me probleme, si dhe të bashkëpunojmë me forcat e sigurisë.

Objektivi duhet të jetë delegjitimimi i një sjelljeje të tillë, si dhe për të mësuar në lidhje me të, në mënyrë që të planiϜkohet parandalimi.
Nuk kemi zgjedhje tjetër, por vetëm të përballojmë të tre llojet e terrorit: tradicional, të madh dhe të përditshëm. Gjithashtu duhet të jemi realistë. Terrorizmi do të ndodhë, pavarësisht përpjekjeve tona. Dhe kjo kërkon edhe aftësi rimëkëmbëse, përtej gjithë të tjerave. Mund të
kërkojë ndonjë kompromis mbi privatësinë për individët, me qëllim promovimin e sigurisë kolektive, por është një çmim që ia vlen të paguhet, duke qenë se rreziku ndaj demokracisë do të bëhej shumë shpejt, shumë më i madh, nëse terrorizmi ekzistencial do të bëhej realitet.

Richard Haass është president i Këshillit të Marëdhënieve me Jashtë. Libri i tij “Një botë në rrëmujë” pritet të dalë në janar/The Boston Globe
Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: