Ish­kreu i SHIK, Fatos Klosi, thotë se rreziku i terrorizmit në vendin tonë, nuk është i njëjtë me vende të tilla si SHBA, Francë, Britani etj.
Ne misionin ‘Top Story’, Klosi u shpreh se edhe Shqipëria rrezikohet, për shkak se vendi ynë ka marrë pjesë në luftrat e Irakut dhe Afganistanit.
Për më tepër, qindra shqiptarë kanë shkuar të luftojnë në Siri.
Dhe këta të fundit, sipas Klosit, mund të përbëjnë një kërcënim real.
“Askush nuk mund të thotë që Shqipëria nuk është e rrezikuar.
Rreziku nuk është i të njëjtit nivel si i vendeve të tjera të angazhuara në luftën kundër terrorizmit si Franca, Britania,
SHBA, etj. Sigurisht që kemi përfshirjen në luftërat në Afganistan e Irak dhe ata na njohin se kush jemi. Prandaj mendoj se niveli i sigurisë dhe përgatitjes duhet ngritur.
Për më tepër terrorizmi sot mund të lindë edhe nga faktorë lokalë. Ka grupe të vogla që sajohen, shpërndahen dhe mblidhen sërish dhe nuk është e lehtë t’i ndjekësh. Është më e vështirë. Këto fakte duhet t’i kemi parasysh dhe duhet ta rrisim gatishmërinë ndaj rrezikut.
Më parë grupe ekstremiste e përdornin Shqipërinë si një strehë komode për t’u fshehur. Ata ishin arabë, kishin pasaporta në arabisht dhe ne u morëm me ta.
Por sot problemi është ndryshe. Sot duhet të trembemi nga shqiptarët që janë indoktrinuar.
Kanë shkuar në luftë dhe do kthehen një ditë. Mund të kenë marrë një detyrë, ndaj të gjitha janë të mundshme.
Askush nuk mund të japë garanci në këtë luftë. Sot kemi përballë bijtë e Shqipërisë që kanë rënë pre e ideologjisë”, thotë Klosi.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: