NORVEGJI

Një sulm i dyshuar terrorist ndodhi në Oslo të Norvegjisë, duke bërë që një tjetër ngjarje dramatike të shënohet në kontinentin europian. Një 21-vjeçar u paraqit në gjykatë me një sy të nxirë dhe me plagë nëpër fytyrë.

I dyshuari, i identifikuar si Philip Manshaus u paraqit në gjykatë me akuzën e vrasjes dhe terrorizmit. Emri i agresorit u identifikua nga mediat shtetërore norvegjeze, pasi as avokatët e tij ende nuk kanë thënë se kush është ai.

Prokurorët do të kërkojnë që Manshaus të burgoset për katër javë, me izolim të plotë, si dhe ndalime letrash, vizitorësh dhe mediash, sipas një deklarate të lëshuar nga policia të hënën. Në deklaratë thuhet se masa ekstreme u mor, për shkak të rrezikshmërisë tepër të lartë të Manshaus.

Dyshohet se shenjat në qafë të riut ia ka shkaktuar një burrë 65 vjeç gjatë sulmit në Qendrën Islamike Al-Noor në Baerum, vend në perëndim të Oslos. Imran Mushtaq, anëtar i bordit në xhaminë Al-Noor, i tha NRK se më shumë se një duzinë njerëz po luteshin brenda në xhami vetëm 10 minuta para se të mbërrinte i dyshuari.

I dyshuari ka hyrë në xhami me armë. Dy armë u gjetën brenda xhamisë dhe besohet të jenë të lidhura me të dyshuarin, tha policia. Një grua u gjet më vonë e vdekur. Sipas policisë, norvegjezi ishte një simpantizant i krahur të djathtë në internet.

Ai kishte lavdëruar figura si Vidkun Quisling, udhëheqësi i Norvegjisë nën okupimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa dyshohet të jetë frymëzuar edhe nga Brenton Tarrant, i riu që shkaktoi tragjedi në një xhami në Zelandën e Re. I riu nuk ka pranuar akuzat.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb