TIRANE- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga shërbimet e policisë kriminale të Komisariatit të policisë nr.3 në Tiranë, pasi në kërcënimin e armëve grabisnin farmacitë.

Dy 18-vjeçarët me banim në Tiranë, Fiti Kristali, lindur në Greqi, dhe Kristi Çinari, i lindur në Pogradec, ishin kthyer në makithin e farmacistëve në kryeqytet, pasi nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe thikës, kryenin grabitje.

Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi disaditor. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë grabitur me dhunë një farmaci në rrugën e Kavajës, më 25.03.2017, ku kanë marrë një sasi prej 30.000 mijë lekë të vjetra.

Shtetasi Kristi Çinari është shoqëruar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë 26.03.2017, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, që kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipër-përmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes

Gjithashtu këta shtetas janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: