Man.United shihej si një nga favoritët kryesorë për të triumfuar në këtë edicion të Europa League, por djajtë e kuq bëjnë “vetëvrasje” në sfidën e parë përballë Sevilla.

Në “Old Trafford shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme një avantazh të dyfishtë të siguruar në pjesën e parë. Sabitzer ishte protagonist absolut me një dygolësh të shpejtë brenda 24 minuta. Mesfushori austriak gjeti golin e parë në minutën e 14-të me një të majtë të bukur, ndërsa në 24-tën finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të United.

341023267 144066958423446 6264859580198898402 N
341023267 144066958423446 6264859580198898402 N

Gjithçka po shkonte në mënyrë perfekte për ekipin e Ten Hag deri në minutën e 84-të, ku Malacia devijoi krosin e Navas duke ngushtuar shifrat në 2-1. Makthi nuk përfundoi këtu, pasi në fund në minutën e 91-të, një tjetër autogol i pafat me protagonist Maguire bëri që Sevilla të merrte një barazim 2-2 që i jep një bonus me shumë ekipin spanjoll për ndeshjen e kthimit:

“Kishim ndeshjen në dorë, ishim në avantazh 2-0 dhe duhet të kishim shënuar tre ose katër gola. Ishim të pafat edhe me dëmtimet, pësuam dy autogola, më keq se kaq nuk mund të shkonte”, u shpreh Ten Hag, trajneri i Man.United në përfundim të ndeshjes.

Bayern
Bayern

Ndërkohë sfida tjetër e fazës çerekfinale në Europa League, Bayern Leverkusen-Royale Union përfundoi në barazim 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb