SPANJA

Sulmuesi belg, Eden Hazard duket se nuk po i shkon siç e kishte menduar aventura në Madrid.

”Los Blancos” njoftojnë se ai ka pësuar një demtim muskular në këmbën e djathtë dhe do të mungojë derisa të diagnostifikohet saktësisht problemi që ka.

Vetëm 1 vit ka belgu tek madrilenët, por dëmtimet i kanë bërë që të humbë deri më sot 29 ndeshje, ndërkohë që tek Chelsea për 7 vite luante rregullisht dhe humbi vetëm 15 ndeshje.

Duket se Spanja nuk paska qenë vendi ku Hazard do të ‘shpërthente’ si futbollist i klasit botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb