Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” realizoi fitime rekord në tremujorin e dytë të këtij viti me 1,1 miliardë dollarë. Kompania, e themeluar nga Elon Musk në vitin 2003, publikoi ​​të dhënat e fitimit për këtë vit.

Fitimi neto i kompanisë u rrit 998 për qind në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur deri në 1,1 miliardë dollarë.

Fitimi neto i kompanisë “Tesla” ishte 104 milionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Këtë vit, kompania vendosi një rekord me të cilin për herë të parë fitimi tremujor tejkaloi një miliard dollarë.

Përveç kësaj, të ardhurat e kompanisë në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën 98 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur në 11,9 miliardë dollarë. Kompania kishte të ardhura prej gjashtë miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Fitimet për aksion të prodhuesve të makinave elektrike, të cilat ishin 0,44 dollarë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ishin 1,45 dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti. “Tesla” shpërndau më shumë se 200 000 automjete në gjithë botën midis prillit dhe qershorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb