Janë të paktën 9 persona që janë shoqëruar në policinë e Tiranës me urdhër të prokurorit Bledar Valikaj të dyshuar si të përfshirë në një aktivitet të paligjshëm të prodhimit të testeve të COVID-19 false.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë dy mjekë të ndaluar, K.M. mjek laborant në QSUT dhe M.K. mjeke në një klinikë private.

“Është një operacion interesant për mënyrën se si është çelur hetimi. Një shtetas shqiptar që do udhëtonte jashtë shtetit ka kërkuar të ndryshojë të dhënat pasi ka konstatuar një gabim në gjeneralitete dhe ka shkuar në vendin ku ka pretenduar se ka bërë testin e COVID dhe nga këtu është zbuluar i gjithë aktiviteti. Urdhër-arrestet priten në orët në vijim. Sipas prokurorisë, mjekët në bashkëpunim me persona të tjerë, prodhonin teste të COVID-19 false duke marrë 35-40 euro për çdo test”, raportoi Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb