TIRANË

Në daljen për mediat, ku njoftuan se nuk do të ketë masa të reja shtrënguese lidhur me pandeminë e Covid-19 në vend, por shtyhe pa afat masat e marra pak javë më parë, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se testet e shpejta do të jenë në Shqipëri brenda dhjetorit.

“Testet e shpejta do jenë brenda dhjetorit në Shqipëri. Është bërë e gjithë strategjia si do të përdoren” u shpreh Rakacolli.

Lidhur me situatën e deritanishme në vend, krijuar nga pandemia, Rakacolli u shpreh se për momentin do të mbetet në fuqi masat shtrënguese, por nuk përjashtoi ashpërsimin e tyre, nëse situata do të përkeqësohet.

“Në vendimin e sotëm mbeten në fuqi masat që thamë, nëse do ketë rëndim të situatës do marrim masa të tjera. Për situatën ku jemi kjo masë nuk është e justifikuar,” vijoi Rakacolli, ndërsa apeloi qytetarët në zbarimin e masave me qëllim ndalimin e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb