Themeluesi i kompanisë së hapësirës ajrore ‘SpaceX’, Elon Musk, ka bërë të ditur se raketa SN11, prototipi i raketave të kompanisë së tij, më 30 mars ka përfunduar testin e saj të fluturimit në një lartësi të lartë me një shpërthim ashtu sikurse tre paraardhësit e saj.

Në llogarinë e tij në twitter, Musk njoftoi se shpërthimi rezultoi pas rrjedhjes së karburantit.

“Faza e ngjitjes, kalimi në vijë horizontale dhe kontroll gjatë rënies së lirë ishin të mira. Një rrjedhje e vogël e turbo-pompës CH4 çoi në një zjarr në motorin 2, duke shkaktuar fillimin e djegies në turbo-pompën CH4. Kjo po rregullohet në gjashtë mënyra deri të dielën”, shkroi Musk.

Raketa SN11 u nis javën e kaluar nga ‘SpaceX Starbase’ nga Teksasi i SHBA-së, pavarësisht nga kushtet e këqija të motit.

Mjeti u ngjit përmes tre motorëve të tipit ‘Raptor’, secili prej tyre po fikej para se mjeti të arrinte në apogje, afër 10 kilometra në lartësi.

Ky ishte test fluturimi i katërt i tillë.

Paraardhësit e këtij prototipi, përkatësisht SN8, SN9 dhe SN10 të cilët fluturuan më 9 dhjetor 2020, 2 shkurt 2021 dhe 3 mars 2021, shpërthyen në ulje.

Sipas kompanisë së hapësirës ajrore, anija kozmike ‘SpaceX Starship’ ka për qëllim të veprojë si një sistem transporti i ri-përdorshëm, i krijuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, Hënës, Marsit dhe më gjerë.

E themeluar në vitin 2002, kompania ‘Space X’ synon të revolucionarizojë teknologjinë hapësinore me qëllimin përfundimtar të aftësimit të njerëzve për të jetuar në planet të tjerë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb