Testet e rregullta të gjakut mund të identifikojnë rrezikun e pacientit për një sulm në zemër deri 15 vjet më herët, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë. Në vendet e Evropës testi kushton gjashtë euro, ndërsa rezultati merret brenda 30 minutave. Ky test ndihmon mjekët të vërejnë nëse pacientët kanë shenja që paralajmërojnë një atak kardiak të mundshëm dhe marrin masat për ta parandaluar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 17.3 milionë njerëz në vit vdesin nga një sulm në zemër. Shumë prej këtyre vdekjeve janë shkaktuar nga stili i jetës së pacientëve, duke përfshirë konsumimin e alkoolit, pirjen e duhanit, dietës dhe stërvitjeve. Pacientët zakonisht nuk reagojnë derisa nuk i ndjejnë shenjat paralajmëruese.

Kur muskuli i zemrës është dëmtuar e lëshon në gjak proteinën e njohur si tropinon. Testi i gjakut tashmë është duke u përdorur në spitalet për diagnostikim të shpejtë për vërtetimin nëse dikush kishte një sulm në zemër. Por një studim i ri i kryer në Universitetin e Edinburgut në Glasgow, sugjeron se testi për troponin mund të përdoret për të zbuluar shenjat e hershme para se dikush të ketë një sulm në zemër dhe të sëmuret nga ndonjëra prej sëmundjeve të zemrës.

Ekipi i cili ka bërë kërkimet thotë se është e nevojshme bërja e disa testeve shtesë në mënyrë që ky lloj testimi të futet në praktikën e rregullt dhe të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: