TIRANE

Testi i parë për COVID19 në Shqipëri është kryer më 31 janar të këtij viti. Kështu u shpreh në përgjigje të interesit të medias, përfaqësuesja e ISHP, Rovena Daja në përfundim të përditësimit të bilancit për ditën e sotme.

Daja tha se testi i parë është kryer në laboratorin e Virologjisë ndaj një personi të dyshuar, pa sqaruar se si ka rezultuar ai.

Sa i takon riatdhesimeve dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehn në Atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës,  ajo tha se është vendosur për struktura të posacme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb