Vllaznia po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Shkodranët kanë planifikuar miqësoren e radhës, e cila do luhet me 13 gusht.

Në Korçë, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa do masë forcat me Skënderbeun. Përballjet direkte mes të dy skuadrave kanë prodhuar përherë rivalitet dhe e njëjta gjë pritet edhe këtë radhë.

Në testin e fundit miqësor, Vllaznia barazoi 1-1 me Dinamon. Kampionati shqiptar do të fillojë pas pak ditësh, me tifozët që mezi po presin të shikojnë skuadrën e zemrës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: