Në një bisedë gati 20 mintueshe MGonz shkëmben fyerje me një student të Univeristetit të Iowa. MGonz ishte një chatbot i thjeshtë i programuar nga studenti i universitetit të Dublinit Mark Humphrys i cili u la hapur në internet ndërsa Humphrys shkoi në pijetore. Të nesërmen, Humphrys rishikoi regjistrat e bisedave me habi. Chatbot-i i tij MGonz kishte kaluar testin Turing.
Testi Turing u shpik nga matematikani, krijuesi i kodeve dhe pionieri i informatikës Alan Turing në vitin 1950. Testi është i thjeshtë . Turing parashikoi se deri në vitin 2000 kompjuterët do të ishin në gjendje të komunikonin si njerëz në 30 për qind të kohës në një bisedë pesë minutësh.
Pra thelbi i testit ishte biseda. Edhe kjo për asyen e thjeshtë se një bisedë e mirë përfshin dhënien dhe marrjen, ndërtohet me kalimin e kohës dhe ekziston në një kontekst dhe jo në një vakum. Këto janë gjërat që çdo chatbot akoma i ka të vështira. Përballë kësaj detyre të vështirë për ta trasfromuar një Chatbot në një bisedues interesant strategjia mund të ishte të rritet sofistikimi i chatbot-it. Por ka edhe një alternativë tjetër thotë Humphrys: zvogëloni sofistikimin e njeriut.
Shpesh vë re që pjesa më e madhe “e lexuesve “ arrijnë të lidhin shkronjat edhe të lexojnë fjalë, por vështirësisht mund të ndërtojnë një bisedë. Aftësia e njëriut për të dalluar ngjyrimet e argumenteve pra të mos shoh vetëm bardhë e zi, gatishmëria që provat të ndryshojnë pikëpamjen e tij apo aftësia për të qënë një argumetues i mirë e bëjnë atë një bisedues të mirë dhe bisedën mes njerzëve trasfromative.
Truri i njeriut nuk funksionon vetëm përmes deduksionit duke zbatuar rregulla logjike ose induksionin pra duke dalluar modelet e shkakësisë në të dhëna. Mënyra jonë e të menduarit shpesh nxitet nga arsyetimi intuitiv, intuita na mundëson te shohim përtej rregullsisë dhe të kuptojmë dykuptimësinë.
Intuita është gjithashtu ajo që na mundëson të mendojmë përtej kornizave ose, përtej kufizimeve të njohurive të mëparshme. Kur Koperniku argumentoi se Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo anasjelltas, ai injoroi të gjitha provat e gabuara se universi kishte qendër Tokën, prova që ishin grumbulluar gjatë shekujve. Ai ndoqi intuitën e tij. Sot mjafton një bisedë 15 min me një të ri të zakonshëm edhe kuptohen që ne po e humbasim këtë element të rëndesishëm të sofistikimit njerëzor.
Sot nuk është koha të ndahemi, në pro në kundra teknologjisë por thjesht të kuptojmë se tekonologjia mund të jetë bekimi kryesor i njeriut në vend të mallkimit të tij, por kjo varet nga shoqëria. Me fjalë të tjera, nëse teknologjia e re ndihmon qytetarët e zakonshëm ose jo nuk varet vetëm nga natyra e teknologjisë, por nga natyra e shoqërisë në të cilën ajo teknologji është zhvilluar dhe shpërndarë.
Në të kundërt me uljen që po pëson sofistikimi i njeriut ekziston mundësia që testin Turing ta kalojë çdo chatbot.
(BalkanWeb)