Për ti ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që për arsye dokumentacioni duan që të kryejnë testin serologjik ose tamponin, ALNET, rrjeti Laboratorik më i madh në vend, pjesë e Spitalit Amerikan vjen me 22 pika në të gjithë Shqipërinë. Drejtoresha e rrjetit ALNET, Albana Daka thotë se testimi i monstrave bëhet në laboratorin e çertifikuar në Tiranë që punon 24 orë.

”Sot që flasim ne kemi 22 qëndrat tona në Tiranë dhe në rrethe. Në rrethe që nuk kemi qëndrat tona atëherë kemi bërë bashkëpunim me qëndrën mjekësore në këto rrethe për marrjen e tamponëve. Po sigurojmë që tamponët të vijnë brenda orës 3-4 të mbasdites në Tiranë në mënyrë që të testohen gjatë darkës dhe natës pasi laboratori është 24 orësh në mënyrë që të nesërmen rezultat të jenë gati dhe ti shpërndahen qytetarëve të cilët kanë pasur kërkesa për këto testime.”- thote Albana Daka.

Kërkesa për të kryer analizën serologjike dhe tamponin pranë 22 pikave që rrjeti laboratorik ALNET ka në të gjithë vendin ka qënë i madh.

”Kapaciteti jonë testues deri sot që flasim është 1200-1500 monstra në ditë megithatë me rritjen e kërkesave të ditëve të fundit po mundohemi të dyfishojmë kapacitetin testues pra të rrisim edhe infrastrukturën dhe burimet njerëzore që do marrin pjesë në testime.”- shton Daka.

ALNET ka përcaktuar tashmë edhe çmimin fiks të tamponit dhe analizës serologjike, përgjigjet e të cilave merren brenda 24 orëve.

”Një tampon është 12 mijë lek të reja dhe testi serologjik është 4 mijë lek të reja. Qytetari e merr përgjigjen brenda 24 orësh nga momenti I bërjes pasi ne po punojmë 24 orë dhe nga e hëna në të diel kështu që është e mundshme dalja e rezultatit brenda 24 orësh.”- thotë drejtoresha e ALNET.

Rezultatet e testit janë në 2 gjuhë shqip dhe anglisht dhe janë të njohura në kufi tokësor dhe ajror si dokument zyrtar.

Testi mund të kryhet në:

• Laboratori Qendror – TEL: 068 200 1904
• Lab.Center Pazari i ri – TEL: 355 68 40 22 246
• Lab.Center Brryli – TEL 355 68 6 072 224
• Lab.Center 21-dhjetori – TEL 355 68 20 81 293
• Lab.Center Fier – TEL 355 68 40 92 693
• Lab.Center Vlorë – TEL 355 68 40 69 599
• Lab.Center Shkodër – TEL ‎355 68 40 69 681
• Lab.Center Durrës – TEL 355 68 90 25 844
• Lab.Center Lushnje – TEL 355 68 40 92 694
• Lab.Center Elbasan – TEL 355 68 40 22 276
• AMC Kamëz – TEL 355 47 222 999
• AMC Fier – TEL 355 (0) 34 232 123
• AMC Gjirokastër – TEL 355 68 60 00 048
• Lab.Center Berat, përballë Spitalit rajonal,
• Korçë, Klinika Kristi – TEL 082250771
• Sarandë, Klinika Stea -Jaho Ballaci – TEL 069 555 8990

Testi PCR me tampon është mënyra më efikase dhe me ndjeshmëri më të lartë, për të parë nëse jeni të prekur nga COVID-19. Testi kryhet për të gjithë personat dhe nuk ka nevojë për rezervim orari. Testi kryhet edhe për ata kërkojnë të udhëtojnë jashtë.

Rezultatet e testit dalin për 24 orë dhe janë në 2 gjuhë shqip/anglisht dhe janë të njohura në kufi tokësor dhe ajror si dokument zyrtar. Testi Sars-Cov-2 me PCR (me tampon) për COVID-19 kushton 12.000 lekë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb