Specialisti i ISHP, Dritan Ulqinaku si dhe eksperti i shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi të ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 kanë debatuar për çështjen e testimeve masive.

Ulqinaku thotë se testimet nuk janë të nevojshme në Shqipëri pasi thjesht do tregojnë disa raste më shumë por vetëm për gjendjen në ditën që dalin rezultatet jo të nesërmen.

Por Koduzi i është kthyer duke thënë se testimet gjejnë rastet dhe Shqipëria i ka kapacitetet por qeveria s’ka dëshirë sepse Rama do të dalë si më i mir me Shqipërinë me pak raste duke fshehur në fakt rastet.

 

DEBATI NË REAL STORY

Dritan Ulqinaku: Nëse do kishim nevojë për testime do kërkonim ndihmën e partnerëve. Në momentin që kemi pacientë që vdesin korridoreve atëhere hyn në lojë kosto efikasiteti. çfarë do nxirrje nga disa testime më shumë? S’janë 8 mijë po janë 6 mijë, e ç’rëndësi ka. Ato flasin për sot, jo për nesër. Nuk është e nevojshme.

Gazmend Koduzi: Kapacitetet ekzisotjnë por nuk ka dëshirë nga qeveria. Kryeministri thotë që jemi më të mirët në botë sepse kemi pak raste. Serbia ka bërë 1100 mijë teste, ka kapur 9 mijë e ca raste. Të gjitha vendet po tregohen transparente. Ne jemi vendi i fundit në rajon për testime.

Dritan Ulqinaku: Rastet që kishin problematikën më të madhe i bëhej tamponi. Kurse tani rastet gjurmohen. COVID-19 nuk zhduket me testime. Testimi na shërben vetëm për disa shifra më tepër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb