Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Lulzim Bashës përsëri për testimet duke i thënë se ai thotë çfarë i thonë ekspertët dhe vetëm i zbaton këshillat e tyre.

Po ashtu Rama fton Bashën për të kontribuar për ta fituar këtë luftë.

”Më duhet të rikthehem tek një pikë që s’dua të kthehem, tek PD dhe opozitën. Duhet t ‘ja përsëris nuk merret kjo për të bërë opozitë të llojit që edhe ai lloj është skarco por kjo është zgjidhja juaj. Nuk është koha për opozitë. Duke bërë që PD mendon se duhen bërë teste, çfarë është PD, institut i certifikuar nga OBSH. Si mundet të sulmohen ata që punojnë me stresin më të madh, ekspertët e shkëlqyer. Jo more Lulëzim, unë them atë q ëmë thonë ata. Dhe do zbatoj këshillat e tyre dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë por ata. Do ti apo nuk do ti. Do PD apo s’do PD. Kontribuo dhe të kontribuojmë për të fituar këtë luftë. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb