Pasi SHBA-të do të kontribuojë në luftën kundër COVID-19 në vendin tonë, vjen një mesazh falënderues nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter mesazhin e ambasadores Yuri Kim. Sipas Bashës falë ndihmës së SHBA mundësohet rritja e testimeve dhe aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve dhe kontakteve të tyre. Ai theksoi se testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.

“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.”, shkruan Basha.

Bashaa
Bashaa

Ndërkohë ne linkun shoqërues me ndihmën që SHBA i kanë ofruar vendeve të prekura nga COVID 19, ku futet edhe Shqipëria, shkruhet: “Shqipëria:1.2 milion asistence për shëndetësinë në ndihmë te ngritjes se sistemit laboratorik, aktivizimin e gjurmimit te rasteve dhe vëzhgimin, mbështetje ne eksperte teknike për reagim dhe gatishmëri për shmangien e rrezikut etj”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: