Të paktën 33 banorë të një fshati në Kosovë i janë nënshtruar analizave për COVID-19, ndërkohë që rezultati ka rezultuar negativ. Shtabi i Krizës Emergjente në Fushë-Kosovë bën me dije se bëhet fjalë për fshatin Miradi e Ulët.

Në njoftimin thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë thuhet se këta persona i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19.

“Ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19. Njëherësh njoftojmë se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Kosovë janë konfirmuar 125 persona me koronavirus, 10 prej tyre janë shëruar ndërsa një ka humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb