TIRANË

Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrolleve policore, në rrugën “Xhanfize Keko”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. Demirllari, 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan.

Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb