Aknet e këtilla shfaqen rrallë, mirëpo nga të gjitha pjesët e trupit, pos fytyrës, gjoksi është vendi në të cilin më së shpeshti shfaqen.

Shfaqen kur gjëndrat mbushen me yndyrë dhe kur ndodh mbyllja e poreve shfaqet inflamacioni dhe formimi i mitisereve ose qelbit të bardhë.

Nëse keni prirje të djersiteni në pjesën e gjoksit, atëherë posaçërisht i jeni të ekspozuar rrezikut.

Mund të shfaqen edhe si pasojë e dermatitit, i cili nuk është rezultat i irritimit apo i mbylljes së poreve.

Aknet mund t’i eliminoni nga trupi juaj duke iu përmbajtur këshillave të dermatologëve, transmeton Telegrafi.

1. Kushtoni kujdes rutinës suaj pas treningut

Veshjet sportive janë të mira, mirëpo mund të çojnë në shfaqjen e akneve. Vishni rroba të punuara nga materiali i cili i lejon lëkurës të marrë frymë, pra rrobat e pambukta janë më të mirat.

2. Ndërroni veshjet e bëra me djersë sa më parë që të mundeni

Cilëndo veshje të bërë me djersë pas stërvitjes menjëherë zhvisheni dhe shpejt pas stërvitjes bëni dush. Nëse nuk mundeni menjëherë të bëni dush, fshini pjesën e gjoksit me facoletë të njomë.

3. Rregullisht bëjeni pilingun

Hiqni qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës si edhe nga fytyra. Pilingu një deri në dy herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun nga shfaqja e akneve apo mitisereve.

4. Provoni mjetet për larje me bazë benzoli të peroksidit

Xhelët e aromatizuar për dush janë interesantë, mirëpo nëse keni problem serioz me aknet në trup, benzoli i peroksidit është zgjidhja më e mirë.

5. Përdorni mjetet me bazë thartirës salicilike

Nëse benzoli i peroksidit është shumë i fortë për lëkurë, thartira salicilike është zgjidhja tjetër të cilën jua propozojmë.

6. Verifikoni detergjentin tuaj të rrobave

Është e mundshme që jeni alergjikë ndaj disa kimikateve apo nga aroma e detergjentit tuaj për larje rrobash, shkruan novi.ba. Kushtoni kujdes se cilin detergjent e përdorni, por edhe cilin zbutës.

7. Merrni vitamina

Është mirë gjithmonë të merrni sa më shumë vitamina nëpërmjet ushqimit, mirëpo nëse dëshironi të ndryshoni menynë tuaj, do të jetë mirë që të mendoni për marrjen e multivitaminave.

8. Përdorni tretmanin e duhur

Asnjë problem me aknet nuk mund të jetë i njëjtë. Nëse dëshironi që sa ë parë të zgjidhni problemin me aknet, atëherë qitja e këtij mjeti në akne është zgjidhja më e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb