Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në Neës24 ka bërë me dije situatën e policëve të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Veliu thotë se 3 prej tyre tashmë janë shëruar, 5 të tjerët janë në spital kurse ata që kanë pasur kontakte të afërta janë vetëkarantinuar.

Drejtori Ardi Veliu ndërkohë shton se Policia Kufitare, nga ku ka disa raste me koronavirus të policëve ka qenë e përgatitur dhe e pajisur me mjete mbrojtëse që në janar 3 muaj më parë.

Tetë punonjës policie me COVID-19, a ka persona të tjerë?
Qysh në fillim të shpalljes së fatkeqësisë natyrore morrëm masat për mbrojtjen e policëve. Fakti që ishin gjatë gjithë kohës të ekspozuar dhe nuk dinin me personat që do respektonin. Në respekt të rregullit në lidhje me si do organizohej shërbimi. Gjithë shërbimi në terren ishte me maska dhe doreza. Shpërndamë në kohë të ndryshme furnizimet.

është e vërtetë që janë 8 punonjës policie të prekur drejtpërdrejt. 3 janë shëruar, kanë kaluar gjendjen në spital dhe kanë dalë janë në banesat e tyre. Pjesa tjetër të shtruar në spital. Janë vetëkarantinuar ata që kanë pasur kontakte. Kemi dhënë porositë e herëpashershme.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë qenë më korrektë dhe nuk ishin se u ballafaquan me këtë qysh në muajin janar janë pajisur me maska dhe doreza. Bënin kontrollin e qytetarëve që shfrytëzonin vendkalime. Të infektuar ka dhe tek Drejtoria Vendore e Tiranës dhe reparti i ndërhyrjes së shpejtë.”- tha Ardi Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb