Tetë persona u vranë dhe 19  të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq në Filipine gjatë festave të Krishtlindjeve , tha agjencia kombëtare e fatkeqësive.

Më shumë se 100,000 njerëz u prekën nga përmbytjet, duke përfshirë 44,672 banorë të cilët u zhvendosën dhe u detyruan të qëndronin në qendrat e evakuimit, shtoi agjencia.

Një vajzë njëvjeçare dhe një burrë 64-vjeçar u mbytën në incidente të ndryshme në provincën Camarines Sur, rreth 270 kilometra në jug-lindje të Manilës.

Katër të tjerë u raportuan të vrarë në provincën jugore të Misamis Occidental, duke përfshirë një grua 68-vjeçare që pësoi një atak në zemër pasi u shpëtua.

19 të zhdukurit ishin kryesisht peshkatarë që dolën në det pavarësisht motit të keq, tha agjencia.

Shiu i dendur filloi të shtunën, sipas Marlon Pajo, një oficer për reduktimin e rrezikut të fatkeqësive në qytetin Gingoog pranë Misamis Occidental. Ai tha se të gjithë lumenjtë kryesorë ishin vërshuar.

Meteorologogët thanë se asnjë ciklon tropikal nuk po prekte Filipinet, por një vijë prerjeje po shkaktonte shira të dendur deri intensive në një pjesë të madhe të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: