Mediat e Kosovës raportojnë se në 24 orët e fundit, në vend kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 8 persona.

Lajmi u bë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, deri tani janë konfirmuar mbi 11 mijë raste me Covid-19.

Gjithsej, kanë vdekur nga virusi në Kosovë 381 njerëz.

Ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb