Nën moton “Libri afron botën” është çelur “Tetori i librit”, një nismë e Ministrisë së Kulturës që organizohet nga Qendra Kombëtare e Librit.

T”etori i librit na bën bashkë. Fjalët na lidhin me botën dhe kultura ka qenë gjithnjë  mjet komunikimi që ka luajtur rol të rëndësishëm sidomos gjatë diktaturës”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e QKLL. Të pranishëm në takimin hapës ishin botues, shkrimtarë e përkthyes e po ashtu librarë. Kreu i shoqatës së Botuesve, foli për punë cilësore.

“Të afrojmë familjet me librin. Shqipëria ka nevojë të punojë cilësisht me librin”, tha Petrit Ymeri.

Ministrja e Kulturës në anën tjetër ju përgjigj interesit të medias për problemet e Bibliotekës Kombëtare, ku për shkak të mungesës së hapësirave, librat mbahen në kuti bananesh. Ndërsa foli për disa salla te godina e biblitokës pranë Rrugës Elbasanit, përmndi një premtim për godinë

“Ministre e Kulturës: Ky është premtim i ministres, poli i ri kulturor që nis me Qendrën e Kulturës për Fëmijë, ka si element Bibliotekën Kombëtare. Godinat do të behen bashkë te liqeni. Ministria po punon për porgramimin e funksional të hapësirave të bibliotëks së re. Është bërë një studim fizibiliteti, ajo do jetë gara e radhës e hapur nga Minsitria”, tha ajo.

Ndërsa godina aktuale do t’i jepet Qendrës së Librit ose do të bëhet biblioteke e qytetit, Ministrja foli edhe për çështjen e TVSh-së së librit, 5 kopjet e detyrueshme për bibliotekën që do shpërndahen dhe tha se mbështesin nismat për festivale libri nga botues të ndryshëm kur u pyet nëse monitorohen fondet për veprimtari si festivalet e librit. Promovime librash, biseda letrare do të mbahen bashkë me publikimin e videove me pjesë letrare nga artistë të njohur gjatë tetorit të librit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb