TIRANE- Tetova është qyteti më i ndotur në botë. Të paktën kështu bën të ditur faqja e internetit Numbeo, e cila e rendit qytetin maqedonas, të banuar mbi 70% nga shqiptarët, të parin në listë. Ka një indeks prej 101.35 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër.

Kjo është disa herë më shumë se në Pekin, Sao Paulo dhe shumë kryeqytete të tjera të botës.

Në këtë faqe webi çdo ditë publikohet një listë e matjeve të vazhdueshme të ndotjes së ajrit në botë.

Shkupi sot në atë listë të zezë ishte i 37-i, i pasuar nga Tirana me ndotje prej 79.34 mikrogramë të grimcave PM10.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: