Teuta zhgënjeu në testin ndaj një kundërshtari si Partizani, duke u mundur me shifrat 1-2. Gjithsesi, më shumë se rezultati, zhgënjyese ishte loja e durrsakëve, që u dominuan gjatë gjithë ndeshjes nga skuadra e Xhovani Kolelës.

Në një intervistë për “Panorama Sport’ pas ndeshjes, trajneri i durrsakëve ka shumë rezerva për lojën e të tijve, veçanërisht atyre që u aktivizuan në pjesën e dytë. Ish-mbrojtësi kërkon afrime të lojtarëve me eksperiencë në ditët e mbetura të merkatos.

“Normalisht që prisja më shumë nga ekipi në përgjithësi. Pjesa e parë deri diku ka qenë pjesërisht e mirë, ndërsa pjesa e dytë ne si staf nuk është se na ka lenë një shije të mirë, sidomos me lojtaret që u futën si zëvendësues. Normalisht akoma kemi problemet e përqendrimit, sidomos minutat e fundit të lojës dhe duhet të përmirësohemi më shumë në momentin kur ne e kemi topin në zotërimin tonë.

Siç e thashë, ngarkesat në këtë periudhë kanë qenë të larta dhe ekipi akoma nuk ka ardhur në 100% të formës. Besojmë se deri para fillimit të kampionatit do të jemi gati, megjithëse akoma kemi nevojë për përforcime me lojtare që e njohin Kategorinë Superiore”, ka thënë trajneri i Teutës.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: