Sfida mes rivalëve Teuta-Kukësi, e luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi pa gola, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Një ndeshje ku skuadrat hynë me shumë dëshirë për ta fituar, por në fund të frikësuara që të mos humbnin.

Janë durrsakët që e nisën më mirë takimin, tentuan të befasonin që në fillim, por nuk ia dolën. Me kalimin e minutave Kukësi futet në rrjedhën e vet të lojës dhe në minutën e nëntë gjen rrugën e rrjetës, gol që anulohet më pas për pozicion jashtë loje.

Taipi ishte ai që realizoi, por u gjykua se në nisjen e aksionit Feizhao ishte në pozicion të parregullt. Edhe në minutën e 21-të e njëjta situatë, Kukësi shënon, goli anulohet sërish për jashtë loje. Rasti më i mirë për verilndorët ishte në minutën e parë shtesë, kur kroati Basha godet shtyllën.

Në pjesën e dytë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke dashur më shumë mos pësonin se sa të merrnin iniciativa të shënonin. Mbyllet pa fitues, me një pikë që ndihmon pak skuadrat në këtë stacion të garës. Nuk ndryshon as renditja, Kukësi mbetet në vend të dytë, ndërsa Teuta e pesta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb