Teuta dhe Laçi u eliminuan nga Conference League. Natyrisht keqardhja më e madhe është për ekipin durrsak, pasi me pak fat edhe mund të kishte kaluar në fazën play-off. Po sa përfituan këtë dy ekipe në aspektin sportiv dhe ekonomik.

Imazhi i Teutës u rrit shumë. Kampionia e Shqipërisë tregoi se jo rastësisht mori titullin në Shqipërisë dhe ecuria e saj bëri jehonë. Përveç kësaj, me ecurinë deri në turin e tretë të Konferencë Ligë, skuadra durrsake ka të garantuar nga UEFA shpërblim prej 1 milion e 290 mijë euro.

Ky përfitim rrjedh nga angazhimi fillestar në Champions, si dhe ndeshjet e luajtur në dy ture në Konferencë Ligë. 540 mijë euro rrjedhin nga pjesëmarrja në Champions, ndërsa 750 mijë euro nga ecuria deri në raundin e tretë të Konferencë Ligës.

Laçi pëfiton disi më pak, por në llogarinë e kurbinasve shkojnë rreth 1 milion euro. Jo pak për një ekip shqiptar, për më tepër për Laçin, që edhe pse nuk ka fituar kurrë titullin në Shqipëri, arriti të kalojë dy ture në Kupat e Evropës dhe u desh një gjigant si Anderlecht për ta eliminuar. Me këto të adhura, me siguri Teuta dhe Laçi do të jenë pretendentë në sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb