Është mbyllur pa firues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës. Teuta dhe Partizani nuk arritën të ngushtojnë distancën me kryesuesit e Vllaznisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”. Partizani shënoi I pari, duke kaluar në epërsi me Asanin që në minutën e 8-të. Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në pjesën e parë me golin e Krasniqit në minutën e 38-të.

Jasir Asani
Jasir Asani

Me rikthimin në fushë, të dyjsa skuadrat nuk arritën të shfrytëzojnë rastet për shënim, teksa miqtë mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Murataj në minutën e 80-të. Me forca më të shumta, Partizani ishte më i rrezikshëm në fundin e sfidës, por goli mungoi dhe barazimi mbeti në fuqi për këtë sfidë. Me nga një pikë, Partizani dhe Teuta nuk ndryshojnë asgjë në renditje, teksa mbetet e paprekur edhe diferenca e të dy skuadrave me nëntë pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb