Numri një i stolit të Teutës, Edi Martini ka thënë diçka pas fitores 1-0 ndaj Kastriotit.

“Normalisht që jam i lumtur për këtë fitore, kishim shumë stres në këtë ndeshje dhe na duhej patjetër fitorja. E nënvlerësuam kundërshtarin dhe të them të drejtën u tremba pak. Kur kam ardhur këtu, ekipi ka qenë në vendin e fundit dhe objektivi i këtyre ka qenë të mos bien nga kategoria.

Ia arritëm shumë shpejt këtë objektiv, djemtë kanë dhënë maksimumin në këto ndeshje. Do të bëjmë çmos të mposhtim Egnatian edhe pse janë një ekip i fortë. Do të mundohemi që të shkojmë me patjetër në Europë.” – tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: