Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Teutës, e cila do të zhvillohet në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore, përpara mediave ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë duel për bardheblutë e kryeqytetit:

Ndeshja ndaj Teutës – “Në futboll ka momente dhe periudha. Jo gjithmonë fiton me çdo kundërshtar, kjo ka ndodhur edhe vjet. Këtë vit ne kemi dalë fitimtar dhe kjo është pozitive të mos harrojmë që Teuta është kampionia në fuqi e Shqipërisë, ka organikë lojtarësh cilësor, është një ndeshje e rëndësishme.”

Mungesat – “Ngo, u bë një kohë e gjatë që na mungon dhe do të na mungojë edhe për një periudhë tjetër sepse ka pësuar një dëmtim të rëndë. Ismajlgeci dje ka bërë stërvitje me grupin i duhet edhe pak për të qenë në 100% e tij. Ka ndeshje çdo tre ditë mund të ketë ndonjë lojtarë tjetër që mund të jetë në dyshim për nesër, por do të shohim gjendjen në ditën e nesërme.”

Xhixha – “Xhixha pësoi dëmtim, vazhdoi të luante me dhimbje. Do të shohim nesër sesi do të jetë. Kemi seancën e sotme dhe nesër do të shihet ai dëmtim që pësoi me Laçin të vazhdojë ta shqetësojë.”

Komunikimi me skuadrën – “Komunikimi ynë është i përhershëm me lojtarët. Ishte një fitore që na riktheu në rrugën e duhur, ka përfunduar përqendrimi ynë maksimal është për ndeshjen e nesërme. Sapo të mbarojë ndeshja me Teutën do të mendojmë për sfidat e tjera. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë, por duhet përqendrim vetëm te dueli i radhës.”

Teuta – “Teuta ka lojtarë cilësorë, sigurisht ka pasur momentet e saja jo të mira. Ka pasur ndryshime në pankinë. Është një skuadër që ka lojtarë me petkun e kampionit dhe nëse ekipi është në gjendjen e saj të mirë na hap probleme jo vetëm neve, por çdo lloj skuadre. Pika e tyre më e fortë është se ka lojtarët që u shpallën kampion sezonin e kaluar.”

Deklaratat e Longos – “Asnjëherë nuk jam marrë me kundërshtarët, gjithmonë jam marrë me skuadrën time. Kur sulmojnë ata nuk i komentoj aspak deklaratat e tyre. Jam i fokusuar te skuadra ime, dhe nuk besoj se kemi kohë të merremi me deklaratat e tyre.”

Skuadra kompetitive – “Që të kesh skuadër kompetitive dhe të synosh objektiva madhorë duhet të kesh ekuilibër në të dyja fazat e lojës. Nëse bën mirë në të dyja fazat arrihet lehtë te rezultati. Skuadra prodhon, shkon tek porta, shënon.

Na vjen mirë gjithashtu që ekipi mbron. Ne jemi në ekip që 50% e skuadrës është e re. Duke pasur lojtarë me moshë të re kërkojmë që mos të kemi limite dhe të përmirësohemi. Ajo që kërkoj është që të jemi javë pas jave të jemi vetvetja, të jemi me këmbë në tokë dhe vlerësojmë kundërshtarin tonë që kemi përballë.”, përfundoi Orges Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb