Teuta kthehet bindshëm në garën për titullin kampion, duke e mbyllur vitin 2020 në vendin e dytë të Superligës. Në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë polemika, skuadra durrsake mundi në transfertë 3-0 Kukësin. Në pjesën e parë, verilindorët pretenduan dy penallti, por nuk ishte i të njëjtit mendim kryesori Xhaja. Fati i sfidës u vendos vetëm pas pushimit.

Goli Teuta
Goli Teuta

Në minutën e 65-të, Emiliano Vila shënoi golin e epërsisë për Teutën, që shumë shpejt pas katër minutave dyfishoi shifrat me Bregun. Fitorja e skuadrës së Edi Martinit u vulos në shtesë, kur Lorenco Vila shënoi edhe golin e tretë. Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb