Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Teutën për fitoren e Kupës së Shqipërisë.

Meta shkruan se uron që “Djemtë e Detit” të vazhdojnë në gjurmët e legjendave durrsake, duke përmendur edhe emrat e disa futbollistëve që kanë lënë gjurmë ndër histori.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! 🏆⚽🇦🇱

Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë.👏

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb