Duhet të ishte një vit “shpërthyes”, një vit ku Kukësi pas një merkato të bujshme dimri, duhet të dominonte futbollin shqiptar, por çuditërisht po ndodh krejtësisht e kundërta, duke bërë që titulli tashmë të jetë 8 kate larg.

Gjici
Gjici

Tirana tronditi në themel të gjithë projektin fitues të Safet Gjicit, imazhi i tij pas humbjes kundër bardhebluve tregon qartë të gjithë hidhërimin e presidentit. Në këto kushte kërkohet një reagim i menjëhershëm, por kalendari i rezervon një tjetër ndeshje delikate, transfertën kundër Teutës.

Për vetë pozitat ku ndodhen bregdetarët, të cilin ende nuk e kanë bërë “sefte” fitoren, kjo pritet të jetë një ndeshje shumë delikate. Safet Gjici kërkon fitoren me çdo kusht, i vetmi rezultat që mund ti mbajë në valle për titull, në të kundërt i sakrifikuari i parë pritet të jetë Armando Cungu. Vetë tekniku shkodran nuk i druhet një shkarkimi i mundshëm, madje sheh anën pozitive, do të kalojë më shumë kohë me familjen:
(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: