Tabutë në futboll janë bërë për tu thyer por ky nuk është rasti i Teutës. Laçi vijon të mbetet një transfertë e pamundur për bregdetarët të cilët kapitulluan pa kushte duke dorëzuar dhe kreun e klasifikimit. Bardhezinjtë dukeshin të transformuar duke dominuar ndeshjen që nga minuta e parë. Nuabueze ishte njeri i ndeshjes me një dopjetë personale, fillimisht u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 20-të ndërsa 9-të minuta më pas ishte thjeshtë i magjishëm me topin në këmbë. Nigeriani kaloi të gjithë mbrojtësit durrsak për të kompletuar ndeshjen perfekte në aspektin personal.

Teuta ishte e pafuqishme për të reaguar ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Laçi realizoi dhe golin e tretë me Xhixhën. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me kurbinasit që zgjohen më në fund në javën e 9-të duke bërë dhe më të bukur këtë sezon të Superliges.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb