Tekniku i Teutës, Edi Martini ka analizuar humbjen 3-0 ndaj Tiranës, në Gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

“Nuk shkoi asgjë, ekipi u ndikua nga lodhja. Mungesa e Kotobellit ndikoi në fushë,Tirana luajti ashtu siç duhej të luanin. Kjo ndeshje iku, të bëjmë të pamundurën ndeshjen tjetër. Nuk është koha për të kritikuar por të shohim, kemi një ndeshje të rëndësishme në kampionat.

Kërkoi një pozicion jashtë loje artificial, nuk ishim të kujdesshëm te goli i parë. Ka një problem tjetër pasi mbrojtja fillon nga sulmi, në aspektin mbrojtësi i gjithë ekipi lë për të dëshiruar. E kemi më Kukësin tani, kur të vij ndeshja e kthimit do të jetë një tjetër muzikë. Rezultati i sotëm është i pastër që i jep kualifikimin Tiranës por kjo nuk do të thotë që ne jemi të dorëzuar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: