Numri një i pankinës së Teutës, Ed iMartini ka analizuar humbjen 1-0 ndaj Vllaznisë.

“E filluam pjesën e parë pak lehtë, nuk ishim agresivë, bëmë një gabim te goli. Pjesën e dytë e rritëm lojën, kishim shanset tona, më vjen keq që nuk shënuam, por gjithsesi ky është futbolli.

Rrezikohen objektivat pas kësaj humbjeje? Janë edhe tre ndeshje. Një rezultat pozitiv sot do të na afronte me Europën, asgjë s’është mbyllur, por tashmë rrezikojmë Europën dhe na shqetësojnë edhe skuadrat që renditen poshtë nesh. Është një luftë në të dy frontet”, ka thënë Martini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: