Teuta mbetet makthi më i madh i Tiranës, i mposhtin sërish, këtë herë në kryeqytet me rezultatin minimal 1-0. Në tre përballjet sezonale i kanë marrë shatë pikë, por kjo fitore merr më shumë vlera pasi i mban durrsakët me kohë të plotë në garë për objektiva të rëndësishëm.

Pa Shehin në stol bardheblutë pësojnë humbjen e dytë radhazi, një humbje që i largon gjithnjë e më shumë nga “zona euro” pasi për titull as që bëhet fjalë. Në “Selman Stërmasi” vendosi një gol i Lorenc Vilës në minutën e 20-të pas një kombini fantastik me Dejvi Bregun.

Tirana u përpoq të rikthej në lojë por ishin të pafatë ndërsa në fund mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit. Një fitore po kaq të rëndësishme arriti dhe Laçi përballë Kastriotit, një sfidë që u vendos nga goli i Lushkjas në minutën e 32-të. Kurbinasit vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive duke ndjekur nga pranë Vllazninë kryesuese. Në derbin e mbijetesës ndërmjet Apolonisë dhe Bylis, trimfuan ballshiotët me rezultatin 1-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: