3 pikë në 3 ndeshjet e fundit vendosin jo pak nën presion Bledi Shkëmbi, mbi të gjitha pas një merkato të bujshme. Në fakt, trajner i Teutës nuk ka pasur kurrë në dispozicion grupin e plotë, jo vetëm kaq, por nuk ka pasur në përbërje as Amadu Latif, golashënuesin më të mirë në dy fazat e para.

Shkembi
Shkembi

Afrimet e janarit kanë pasur në dispozicion kohën e mjaftueshme për tu rikuperuar fizikisht dhe për tu përshtatur si duhet më pjesën tjetër të skuadrës, në kushte të tilla, Shkëmbi pritet të sfidojë verilindorë më armatën e tij të plotë, përfshi këtu edhe Vajushi e Bushiç pasi Arapi ishte prezent edhe në sfidën e fundit.

Arapi
Arapi

Durrsakët kanë pasur probleme me finalizimin në tre ndeshjet e fundit, duke shënuar vetëm 2 gola, e të mendosh që në dy fazat e para ishin ofensiva më e mirë e Supeligës. Ndaj Kukësit pritet që nga minuta e parë të zbres Tomislav Bushiç, me kroatin që kërkon golin e tij të parë më fanellën e re. Minuta pritet të ketë edhe për Vajushin por Shkëmbi nuk dëshiron të humbas balancat brenda grupi, fundja në vendin e tretë është falë lojtarëve si Progni, Kallaku etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb