Teuta ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat për sezonin e ri, pasi sot ka mundur minimalisht 1-0 Kamzën në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.

Një 90 minutësh pa shumë spektral, me skuadrat që kërkonin të shfrytëzonin gabimet e kundërshtarit, por që në fund u vendos me golin e Latif në minutën e 74-r.

Si rrjedhojë, pas 2 barazimeve dhe 1 fitoreje Teuta ngjitet në vendin e 5-t, me 5 pikë, po aq sa Laçi që mban vendin e katërt. Ndërkohë kjo është humbja e dytë radhazi për Kamzën, por falë 3 pikëve të fituara në ndeshjen e parë Kundër Tiranës pozicionohet e 7-a.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Vecaj, Sidibe, Avdyli, Kruja, Traore, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mehmeti, Plaku, Roloviç, Martinena. Trajner: Bledar Devolli.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Rejdi Zajimi, Eldorjan Hamiti

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: