Skënderbeu kryeson me +5 pikë ndaj ndjekësve më të afërt, Partizanit, në kohën kur mbeten edhe dy javë nga përfundimi i Kategorisë Superiore.

Ndeshja e vlefshme për Javën e 34-t të kampionatit mes Teutës dhe Skënderbeut përfundoi në barazim 1-1.

Fillimisht, ishin korçarët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Latifit, në minutën e 34′-t. Ky rezultat çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë, ndërsa vendasit nuk u dorëzuan në “Niko Dovana”, duke rritur ritmin e lojës.

Teuta barazoi me 11-metërsh në minutën e 61′ me anë të Niaz Lenës. Me këtë rezultat, “djemtë e detit” ndodhet në vendin e katërt me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të tretë (67), duke shpresuar një vend në zonën e Ligës së Europës, ndërsa Skënderbeu shkëputet në krye pas hapit fals që bëri Partizani në “Qemal Stafa”.

Djemtë e Agostinelit humbën me rezultatin 1-2 ndaj Bylisit, duke u ndalur në kuotën e 71 pikëve.

Rezultati përfundimtar:
Teuta – Skënderbeu 1 – 1
Gol: Niaz Lena 61′ (penallti)/ Latifi 34′ (Panorama Sport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: