Teuta është çerekfinalistja i fundit i Kupës së Shqipërisë pasi mposhti në sfidën e kthimit në fazën e 1/8-ve Erzenin me rezultatin 1-0, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1.

Sfida u vendos nga goli i Ildi Grudës në minutën e 84-t të takimit. Teuta ishte më kërkuese në këtë sfidë që në minutat e para dhe rrezikojnë fillimisht me Çyrbjan e më pas me Lorenco Vilën. Mundësia më e mirë e pjesës së parë vjen në fundin e saj me Beqjan që përfiton nga një gabim në mbrojtjen e Erzenit, por goditja e tij përfundon jashtë.

Kualifikimi ndërkohë vendoset në pjesën e dytë. Është Ildi Gruda që arrin të realizojë golin që i jep fitoren Teutës. Një kundërsulm i shpejt i durrsakëve gjen të papërgatitur Erzenin dhe i vetëm përballë portierit, Gruda nuk fal duke çuar topin në rrjetë. Në fund festa i takon e gjitha Tetutës që kualifikohet në fazën çerekfinale, aty ku e pret Kukësi.

ÇIFTET ÇEREKFINALE (1 mars)

Kastrioti – Tirana

Vllaznia – Partizani

Egnatia – Laçi

Teuta – Kukësi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb