Pa shumë bujë por më një ekipit të kolauduar thuajse në perfeksion, Teuta e nis aty ku mbylli vitin, tek rezultatet pozitive. Bregdetarët hodhën një hap të sigurt në Kupë teksa mposhtën Lushnjen në transfertë me rezultatin 3-1. Kallaku, Vila dhe Progni firmosën në suksesin e Teutës por Shkëmbi mban të karikuar ekipin në një kohë kur duhet të luhet edhe ndeshje e kthimit:

“Morëm një rezultat të mirë, kundër një kundërshtari që kemi respekt. Mendoj se kemi bërë një hap të sigurt por duhet të japim maksimumin edhe në ndeshjen e kthimit”.

Pas një fazë përgatitore pozitive por dhe më atë që dha ekipi kundër Apolonisë, Shkëmbi beson se Teuta do ta nis si duhet edhe fazën e tretë teksa presin në “Niko Dovana” Flamurtarin:

“Jemi gati për rifillimin e kampionatit, shpresoj ta nisim marrë me Flamurtarin, them se dhe me pak fat do ta fitojmë ndeshjen”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: