Bledi Shkëmbi nuk do të largohet nga Teuta. Humbja e thellë 5-0 në transfertën e Laçit lëkundi teknikun korçar, që menjëherë pas ndeshjes la të kuptohej se do të rishikonte qëndrimin e tij. Por opsioni i largimit të trajnerit nuk është pjesë e planeve të klubit durrsak. Për klëtë arsye, Shkëmbi do të vazhdojë punën në drejtim të Teutës, e cila objektiv kryesor në këtë sezon ka sigurimin e një bilete për në Kupat e Europës.

5. Largohet Shenuesi I Superliges, Teuta Shet Amadu Latif
5. Largohet Shenuesi I Superliges, Teuta Shet Amadu Latif

Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për skuadrën, e cila duhet të reagojë menjëherë për të mos e “minuar” misionin e saj në garën që në fazën e fundit të këtij sezonit të Superligës do të jetë me të vërtetë shumë e fortë. Aktualisht, Teuta është në vendin e tretë të renditjes me dy pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të Laçit, ndërsa në sfidën e ardhshme do të luajë të mërkurën në transfertën kundër Flamurtarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb