Mirel Josa mendon se barazimi mes Vllaznisë dhe Teutës ishte i merituar, pasi Teuta tregoi karakter. Në fjalët e tij për “Sport News Plus”, ai shpjegoi se durrsakët kishin bërë mirë në ndeshje duke kërkuar me ngulm një gol të merituar.

Ai nuk ngurroi të thumbonte Matko Djarmatin, i cili nga studio e Neës 24 kishte premtuar një fitore ndaj durrsakëve në duelin e kësaj jave.

“Nuk mund të flitet me siguri sa i përket një ndeshje të një sezoni të ri që sapo ka filluar që ne do të fitojmë ndeshjen, etj, duke pasur parasysh që luan me një skuadër që është kampione, të ka mundur në Superkupë…

Edhe pse luhej në Shkodër ishte një ndeshje pothuajse, nuk mund të them e barabartë, se Vllaznia imponoi lojë sa i përket Teutës. Kishte momente që Teuta doli në sulm, pati një rast me Plakun të pastër, mund të ishte më e qartë në sulm, por ishte Vllaznia më këmbëngulëse në 45 minutat e para derisa u krijua inferioriteti numerik.

Teuta sakrifikoi më shumë por që në fillim të ndeshjes e nisi takimin me mungesë se Aleksi nga mesfusha, i cili ishte baza e Teutës gjatë vitit të kaluar, luajti si qendërmbrojtës. Të dy në qendër ishin në rregull, por u dobësua mesi i fushës nga kjo lëvizje.

Kam mendimin që pas shënimit të golit Vllaznia duhej të ishte shumë me e qartë sa i përket shënimit të golit të dytë, sepse Teuta nuk po bënte diçka që e rrezikonte Vllazninë. Unë ndalem te pjesa e dytë, Teuta tregoi karakter se donte ta godiste Vllazninë dhe gjeti momentin”, tha Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb